Close
Shaqir Ingrishta, Prishtina 10000 Prishtinë Kosovë
048 211 248
Open hours: E Hënë – E Diel | 09:00 – 22:00

SIGURIA ME ARMË DHE MIRËMBAJTJA E ARMËS

Është detyrë e çdo gjahtari që të mësoj dhe të zbatoj të gjitha rregullat dhe udhëzimet për përdorim të sigurt të armës, si dhe të kujdeset që secili në afërsi të tij ta bëjë të njëjtën gjë. Zbatimi i rregullave dhe udhëzimeve të sigurisë, gjatë përdorimit të armës (qoftë edhe atëherë kur mendoni se është e zbraztë) është jetike për sigurinë tuaj, si dhe sigurinë e të gjithëve që janë përreth jush.
SHKAQET E FATKEQËSIVE ME ARMËT E ZJARRIT

Shumica e incidenteve të gjahut ndodhin kur gjahtari ose i harron rregullat themelore të sigurisë, apo sillet në mënyrë të pakujdesshme. Në shumicën e incidenteve, paraqitet së paku një nga gabimet në vijim:
• Drejtimi i grykës së pushkës drejt dikujt;
• Mos-identifikimi i drejt i cakut dhe çka gjendet përreth;
• Mos-mbajtja e gishtit jashtë mbrojtësit të këmbëzës, deri sa të jetë i gatshëm për qitje;
• Paragjykimi se arma është e zbrazur dhe manipulimi i pasigurt me armë;
• Rrëshqitja apo rrëzimi me armë në dorë;
• Rrëzimi gjatë ngjitjes apo zbritjes nga lartësia;
• Paragjykimi se arma është e zbrazur gjatë kalimit të gardhiqeve;
• Kërcimi përtej lumit apo përroskës, me armë të mbushur;
• Bartja e armës së mbushur në automjet;
• Qitja me armë jashtë zonës së sigurt, apo në zonën e një gjahtari tjetër.
Për t’i ikur këtyre gabimeve, zbato masat e sigurisë me armë të zjarrit, në vijim.
SIGURESAT
Siguresat janë pajisje mekanike, të cilat, kur janë aktivizuar, duhet të parandalojnë këmbëzën që të mos godas kapsollën inicuese. Ndonëse prodhues të ndryshëm, kanë lloje apo stile të ndryshëm të këtyre pajisjeve, më poshtë, janë të paraqitur llojet më të shpeshtë të siguresave.

SIGURESA ME PULLË
Kjo siguresë është e vendosur në mbrojtësin e këmbëzës. Kur është e aktivizuar, kjo siguresë e bllokon këmbëzën apo çekanin. Një pikë e kuqe shihet kur siguresa është e DEAKTIVIZUAR (OFF).

SIGURESA ME “RRËSHQITJE”
Kjo siguresë ka dy pozita funksionale. Në pozitën e AKTIVIZUAR (ON), mund të jetë e shënjuar me një pikë të gjelbër, apo shkronjën “S”. Kur është e aktivizuar, siguresa bllokon mekanizmin e shkrepjes të pushkës me vjaska, apo saçmore. Në pozitën e DEAKTIVIZUAR (OFF), mund të jetë e shënjuar me pikë të kuqe, apo me shkronjën “S”. Kur është e deaktivizuar, siguresa lejon shkrepjen e predhës, apo saçmave.

SIGURESA ME LEVË
Është e vendosur në shul, ose mu pas dorëzës së shulit, në kornizën e marrësit. Kur është e aktivizuar, siguresa me levë, e bllokon gjilpërën. Tek disa pushkë, siguresa me levë gjendet në shul dhe ka tri pozicione. Në pozitën e prapme (dmth në anën e gjahtarit), siguresa nuk e lejon shulin të lëvizë fare. Në pozitën e mesme të siguresës, shuli mund të qarkulloj, por arma nuk mund të shkrepet. Në pozitën e përparme, siguresa është e deaktivizuar dhe arma është e gatshme për qitje.

SIGURESA ME ÇEKAN
Ky lloj i siguresës, nuk është aq i rëndomtë sa llojet e përmendura më parë. Zakonisht gjendet tek armët me mekanizëm me levë, apo me menteshë, apo në replikat e armëve të vjetra. Në pozitën gjysmë-të-ngrehur, çekani nuk është i mbështetur në gjilpërë dhe këmbëza është e bllokuar. Kur çekani është në pozitën e prapme (i tërhequr mbrapa deri në fund), arma është e gatshme për shkrepje. Megjithatë, duhet parë doracakun e përdorimit të armës, sepse, tek disa lloje, arma është e sigurt vetëm kur çekani është i shtrirë përpara deri në fund.

ZONAT E ZJARRIT

Gjatë gjahut, mund të ndodhë që do të jesh përkrah gjahtarëve tjerë, në të majtë dhe në të djathtë nga pozita jote.
Mbaj duart para vete, të shtrira në kënd prej 45 shkallë. Hapësira para duarve fillon e ngushtë dhe pastaj shkon duke u zgjeruar. Zona jote e sigurt për zjarr, është hapësira që gjendet në mes dy vijave që vazhdojnë drejtimin e duarve tua të shtrira përpara. Është me rëndësi që të mos lëvizësh grykën e armës jashtë kësaj zone të sigurt. Nëse e bën një veprim të tillë, gjasat janë se gryka do të jetë e drejtuar në drejtim të ndonjë gjahtari tjetër, duke e vënë atë në rrezik për jetë.
PROBLEMET GJATË SHKREPJES
SHKREPJA E DËSHTUAR
Ndodhë kur tërhiqet këmbëza, por arma nuk shkrepë. Ky problem ndodhë ose për shkak të gjilpërës së dobët, ose për shkak të ndezësit të dobët, i cili dështon të shkrepë ngarkesën e barotit.
SHKREPJA E VONUAR
Ndodhë kur këmbëza tërhiqet, kurse shkrepja ndodhë me vonesë. Ky problem ndodhë për shkak të dështimit të përkohshëm të ndezësit në shkrepjen e barotit.
SHKREPJA E ZBRAZTË, APO SHKREPJA “E PETARDËS”
Ndodhë kur këmbëza tërhiqet dhe në vend të shkrepjes, dëgjohet vetëm një kërcitje e vogël dhe nuk ndjehet kurrfarë shtytje prapa. Ky problem, rëndom, shkaktohet për shkak të sasisë së pamjaftueshme (apo mungesës) të barotit në gëzhojë.
Nëse paraqitet cilido nga këto probleme, mbaje grykën e armës në drejtim të sigurt, prit për 60 sekonda dhe zbraze armën. Pastaj, dërgoje armën tek armëtari, për kontrollim apo riparim.
KATËR RREGULLAT KRYESORE TË SIGURISË ME ARMË
1. Gjithherë, konsideroje armën të mbushur

Sa herë që kam ndonjë armë, hape mekanizmin e shkrepjes, dhe kontrolloje nëse ka fishek në fole. Kur ndonjë gjuetar tjetër të dorëzon pushkën e tij, mos e prano, përveç nëse arma është e zbrazur dhe foleja është e hapur.
2. Gjithherë, mbaje grykën e pushkës, të kthyer në drejtim të sigurt

Është detyrë e secilit, që të kujdeset për grykën e pushkës së vet, dhe të kujdeset që ajo gjithherë të jetë e kthyer në drejtim të sigurt. Ky rregull duhet zbatuar GJITHHERË, edhe atëherë kur arma është e zbrazur, edhe kur arma gjendet në këllëfin mbrojtës. Mbaj mend se, duke e zbatuar këtë rregull, asnjëherë nuk do të brengosesh se do ta lëndosh dikë, apo të dëmtosh diçka.
3. Gjithherë mbaje gishtin jashtë mbrojtësit të këmbëzës

Mbaje gishtin jashtë këmbëzës dhe jashtë mbrojtësit të këmbëzës, derisa ju t’i nivelizoni shënjestrat e armës suaj në cakun e sigurt dhe kur ju vendosni të gjuani në atë cak. Gjahtarët e kujdesshëm, gjithherë e mbrojnë këmbëzën e tyre. Gishtin duhet futur brenda mbrojtësit të këmbëzës dhe në këmbëz të armës, vetëm pasi ta kesh identifikuar cakun, si dhe çka gjendet përreth tij dhe prapa tij.

4. Gjithherë ji i sigurt për cakun, çka gjendet para dhe përtej tij

Marrja e vendimeve të drejta, është pjesë e të qenit gjahtarë i mirë. Gjithherë identifiko cakun dhe para se të vendosësh gishtin në mbrojtësin e këmbëzës dhe mbi këmbëz, bindu që me ligj dhe sipas kodit të etikës, është e lejuar të qëllosh mbi atë cak. Kujdesu që të mos ngatërrosh ndonjë gjahtarë tjetër, me kafshët e gjahut. Gjithherë mbaj në mend se pasi të kesh tërhequr këmbëzën, nuk ka kurrfarë mundësie që ai fishek të kthehet prapa. Nëse dëgjon se diçka po afrohet, merr frymë thellë dhe mbaj qetësi. Sa herë të bëhesh gati për të shkrepur, kujdesu që prapa cakut, ekziston një pengesë (“kurth”) që do ta ndalë predhën e fishekut. Kujdes ndaj gurëve, apo çfarëdo sipërfaqe të pjerrtë (duke përfshirë edhe ujin), sepse mund të shkaktojnë rikoshet të predhës, në drejtim të panjohur. Gjithashtu, asnjëherë mos qëllo nëse caku gjendet në qafë të malit, sepse, nuk e din kah do të shkoj predha, e as kush mund të gjendet matanë.
5. Rregullisht kontrolloje tytën që të mos ketë pengesa

Kurdo që papastërtia futet në tytën e armës, quhet pengesë. Ajo bllokon rrugën e predhës dhe mund të shkaktoj lëndim të trupit, apo dëmtim të armës. Nëse dyshon se arma ka ndonjë pengesë, zbraze atë dhe pastroje tytën me pajisjet e pastrimit të pushkës.
6. Gjithherë mbaje të hapur mekanizmin e shkrepjes

Gjatë udhëtimit deri tek, apo nga vendi i gjahut, gjithherë mbaje të hapur mekanizmin e shkrepjes. Gjithashtu, kujdesu që arma të jetë e zbrazur dhe në këllëfin mbrojtës. Edhe gjatë ecjes deri tek pozita e gjahut, apo gjatë rrugës së kthimit, mekanizmi i shkrepjes duhet të jetë i hapur. Vetëm kur të jesh gati për gjah, duhet mbushur pushkën, me ç’rast, duhet aktivizuar siguresën mekanike.
7. Merr në shenjë, vetëm kur dëshiron të qëllosh

Asnjëherë mos bëjë lodra me pushkë. Asnjëherë mos e përdor shënjestrën optike si dylbi, dhe gjithherë kujdesu për drejtimin e grykës së pushkës. Asnjëherë mos e përdor tytën e pushkës për t’i treguar dikujt drejtimin.
8. Gjithherë zbraze pushkën para se të kërcesh, të vraposh, apo të ngjitesh

ASNJËHERË mos kërce mbi ndonjë përrua, mos u ngjit në ndonjë dru, mos kalo mbi ndonjë gardh, apo rrethojë, me pushkë të mbushur. Kur e tërheq armën, asnjëherë mos e kap për tyte, me grykë të pushkës të kthyer drejt vetes. Pasi të kesh përfunduar kërcimin, apo ngjitjen, apo kalimin e pengesave, gjithherë kontrolloje pushkën dhe sigurohu që nuk ka pësuar kurrfarë dëmtimi, para se ta rimbushësh.
9. Gjithherë merr me vete vetëm municionin përkatës për armën tuaj

Kujdesu që municioni që ke me vete, është përkatës për pushkën që ke. Vetëm sepse fisheku mund të futet në fole, nuk do të thotë se është përkatës për atë grykë. Fishekët duhen të përputhen me dizajnin e pushkës dhe të kenë fuqinë përkatëse. Të gjitha këto të dhëna, gjenden në vulën e pushkës dhe të municionit.
10. Gjithherë duhet kujdes
Gjatë gjithë kohës, duhet të ushtrohet kujdes ndaj armës dhe ndaj municionit. Arma duhet të deponohet ndaras nga municioni, larg fëmijëve dhe/apo personave të pakujdesshëm. Gjatë kohës sa ke armën pranë, duhet t’i ikni pijeve alkoolike, apo barërave që ndikojnë në shkallën e vetëdijes.

MBAJTJA E SIGURT E ARMËS NË TEREN
Prej çastit që gjahtari e kap pushkën, ai bëhet pjesë e sistemit, të cilin ai (gjahtari) e kontrollon. Gjahtari është ai që do ta bëjë sistemin të sigurt, apo të pasigurt, përmes veprimeve, sjelljeve dhe qëndrimeve të tij. Tereni dhe numri i gjahtarëve që janë së bashku, përcaktojnë mënyrën si të mbahet pushka.

GJASHTË (6) KOMPONENTËT KRYESOR TË QITJES SË PËRPIKTË
• Respektoni rregullat e sigurisë me armë zjarri
• Mësoni si t’i rreshtoni shënjestrat tek pushka vjaskore
• Mësoni si të mësyni me pushkë breshanë
• Mësoni pozitat e ndryshme të qitjes
• Mësoni se ushtrimet janë një nga themelet e qitjes së sigurt
POZITA

Thelbi i suksesit gjatë marrjes në shenjë me pushkë, është eliminimi i lëvizjeve të qitësit (gjuetarit) dhe pushkës. Atij i duhet një vend i sigurt dhe i fortë për t’u ulur, si dhe një vend (objekt) i sigurt dhe i fortë për ta mbështetur krahun e pushkës.

KAPJA E PUSHKËS
Pushka është e konstruktuar që të kapet me dy duar. Dora dominante qëndron në mbajtësin e pushkës, afër këmbëzës, kurse dora ndihmëse, nën “krahun e përparmë” të pushkës, për t’i dhënë stabilitet tytës. Rregull i përgjithshëm është që qyta të mbahet rehatshëm, pa e shtrënguar atë fort për faqe, por, as larg faqes. Gjithashtu, është me rëndësi që pushka të mbështetet për shpatulle për të kontrolluar sprapsjen. Nëse pushka mbahet larg shpatullës, mund të shkaktojë lëndime serioze gjatë sprapsjes.
NIVELIZIMI I SHËNJESTRAVE

Kur predha e fishekut del nga gryka e tytës së pushkës vjaskore, ajo nuk përshkon rrugën në një vijë të drejt. Gravitacioni, rrymimi dhe rezistenca e ajrit, humbja e energjisë dhe faktorë tjerë, kanë ndikim në rrugëtimin e predhës. Gjuetari duhet t’i merr parasysh të gjithë këta faktorë kur merr në shenjë. Gjithashtu, gjuetari duhet të kujdeset që të marr në shenjë vetëm me municionin përkatës, sipas gjahut.
Ekziston një dallim rrënjësor në mes të pushkëve me vjaska dhe atyre pa vjaska (breshanë). Ndërsa pushkët me vjaska kanë dy shënjestra (të parme dhe pasme), pushkët pa vjaska kanë vetëm shënjestrën e përparme, në formë të një topthi (sfere) të vogël në majë (grykë) të pushkës. Ky dallim ekziston për shkak të dallimit në municionin e këtyre armëve. Përderisa fishekët e armës me vjaska kanë vetëm një predhë, fishekët e armëve pa vjaska përbëhen nga një numër i caktuar i sferave (saçmeve) që fillojnë të shpërndahen menjëherë pasi të dalin nga gryka e pushkës. Për këtë arsye, në vend marrjes në shenjë (rreshtimit të shënjestrave me cakun), tek pushka pa vjaska, bëhet mësymja (rreshtimi i tytës me shënjestrën e përparme).
KONTROLLI I KËMBZËS
Kontrolli i këmbëzës është aftësia e qitësit që të mbajë pamjen e nivelizimit përmes shkrepjes së pa nderprerë. Për ta përbushur këtë, këmbëza duhet të tërhiqet në drejtim të kornizës, me sa më pak shtypje (apo tërheqje) anësore. Vendosja e gishtit në këmbëz varet nga madhësia e dorës për qitje dhe madhsisë së armës së zjarrit. Në mënyrë ideale, në gishtin tregues në mes të nyjës së parë të gishtit.
KONTROLLI I FRYMËMARRJES
Procesi i frymëmarrjes krijon lëvizje të krahërorit përderisa gjoksi zgjerohet dhe tkurret. Kjo lëvizje, është e mjaftueshme për të ndërhyrë në mbajtjen e nivelizimit të shënjestrës në mënyrë të duhur. Në kushte kur caku gjendet larg, apo kur ka kohë të mjaftueshme për qitje, për të balansuar këtë, shumica e instruktorëve rekomandojnë teknika të ndryshme, siç janë shkrepja pas frymëmarrjes dhe/apo para frymëmarrje, apo nxjerrja jashtë e frymës dhe mbajtja e saj derisa të bëhet qitja, etj.
Qitja në distancë të afërt dhe kufizimet kohore që kanë të bëjnë me konfrontim me armë, zakonisht nuk lejojnë kontroll të vetëdijshëm të frymëmarrjes.

PËRCILL MË TUTJE
Është e mundur që, qitësi të parashikoj zmrapsjen para shkrepjes (zmprajes) së armës, gjë që çonë kah kompensimi i parakohshëm si dhe kah humbja e saktësisë. Kjo zakonisht rezulton me rrëzimin e tytës dhe me goditjen e plumbit nën cak. Poashtu është e mundshme që, qitësi të “parandjejë” çastin e përplasjes menjëherë pasi ta ketë tërhequr këmbzën, por, para daljes së predhës nga tyta. Kjo gjithashtu do të rezulton me humbjen e saktësisë.
Në poligon “përcjellja e më tutjeshme” nëkupton që pjesëmarrësit t’i mbajnë armët në drejtim të cakut edhe pas shkrepjes së secilit fishek. Ata duhet të përpiqen që ta rregullojnë shënjestrën sa më parë. Fokusohuni në shënjestrën e përparme në mënyrë që ta keni të qartë. Caku duhet të paraqitet pakëz i mjegulluar. Bëhuni gati që të qitni edhe një herë. Pasi që ta kryeni ushtrimin dhe të keni qitur plumbin e fundit, mbajeni në shënjestër cakun, vlerësoni, gjejeni përsëri shënjestrën e përparme e mëpastaj uleni armën në mënyrë që të mund të shihni se çka ka përpara armës. Mëpastaj, shikoni zonën se a ka më tepër caqe në pozicion të ulur përgatitës. Kjo do t’ju ndihmojë që t’i zgjeroni “vizionet tunelizuese”, ashtu siq është përshkruar në “përgatitjen mentale”.
Përcjellja e mëtutjeshme është e rëndësishme në situatat e qitjes së vërtetë. Me “përcjelljen e mëtutjeshme” nënkuptohet se pas shkrepjes me armë qitësi do ta mbajë armën të drejtuar në drejtim të gjahut. Qitësi do të vlerësojë çdo plumb dhe efektet e tij para shkrepjes së ardhshme. Pasi që të përfundojë nevoja për qitje, rrini në përcjelljen e mëtutjeshme duke e mbajtur në shënjestër cakun edhe për disa sekonda përderisa ka nevojë që të sigurohemi se është arritur efekti ndalës. Pastaj uleni armën kështu që të mund të shihni se ç’ka ka përpara jush.

Add Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Phone: 048 211 248
Fax: +383 48 211 248
Prishtinë Kosovë
Shaqir Ingrishta, Prishtina 10000