MUNICIONI
FISHEKËT ME KAPSOLLË ANËSORE DHE QENDRORE
PJESËT E FISHEKUT
Fisheku përbëhet prej këtyre pjesëve:
1. Predha (projektili, plumbi)
Tek pushka, plumbi shërben si projektil. Ai është i përforcuar në majë të gëzhojës dhe shkrepet përmes tytës së armës. Plumbi rëndom është nga metali i plumbit (Pb) dhe mund të ketë këmishën e bakrit (Cu). Llojet më të rëndomta për gjueti janë: i majuar me kokë të but, i rrumbullakët me kokë të butë, me kokë të zbraztë dhe me majë të polimerizuar.
2. Gëzhoja
Kontejner metali, që mban të gjitha pjesët e fishekut së bashku. Rëndom është nga tunxhi (legurë e zinkut dhe bakrit), alumini apo çeliku.
3. Baroti
Shtytës me energji të lartë, në sasi të caktuar (ngarkesë), i cili, kur nxitet, krijon shtypje të lartë brenda gëzhojës. Kjo shtypje, dërgon plumbin apo predhën, nëpër tytë deri tek goja (dalja) e tytës.
4. Kapsolla inicuese
Një përzierje shpërthyese, që përdoret për të nxitur ngarkesën e barotit.
SI SHKREPET FISHEKU ME KAPSOLLË QENDRORE, TEK PUSHKËT ME VJASKA
Brendia e tytës së pushkës, ka vjaskat në formë të spirales, në tërë gjatësinë e tytës, që e detyrojnë predhën të rrotullohet gjatë kalimit nëpër tytë. Ky rrotullim, e stabilizon predhën.
PËRPUTHJA E FISHEKUT ME ARMËN
Gjithnjë së pari, krahasoni dhe përputhini të dhënat në vulën pushkës dhe të municionit
Të gjithë prodhuesit përdorin vulën e të dhënave në pushkët dhe municionin e tyre. Tek pushkët me vjaska, vula zakonisht gjendet në anën e majtë të tytës. Kalibri gjithashtu është shënuar në fundin e gëzhojës, si dhe në kutinë e paketimit të municionit.
SI LLOGARITET KALIBRI?
Në shumicën e rasteve, largësia nga vjaskat e kundërta shënon kalibrin e pushkës apo pistoletës. Në ilustrimin e sipërm, largësia në mes të dy vjaskave të kundërta është 9 mm, pra, kalibri i pushkës është 9 mm.
SI TË LLOGARITET LARGËSIA E CAKUT?
Predha e fishekut udhëton larg! Gjithherë duhet të jesh i sigurt për cakun dhe çka gjendet rreth tij. Nëse e huq cakun, predha e fishekut mund të udhëtoj larg, deri sa të qëlloj diçka, apo deri sa të humbas tërë energjinë. Tabela në vijim, tregon sa larg mund të udhëtoj predha e fishekut.
MUNICIONI ME KAPSOLLË QENDRORE PËR PUSHKËT SAÇMORE
Fishekët e pushkës saçmore konsiderohen fishekë me ndezje qendrore, sepse, kapsolla inicuese gjendet në qendër të fundit të gëzhojës. Këta fishekë, përbëhen nga:
1. Gëzhoja
Kontejner plastik, në formë gypi, që mbanë të gjitha pjesët e fishekut së bashku. Gëzhojat janë të madhësive dhe ngjyrave të ndryshme.
2. Predha(t)
Shumica e fishekëve saçmor, janë të mbushur me saçme të madhësisë së ndryshme (gauge – gejxh), që shërbejnë si predha. Fishekët saçmor përdoren për gjuetinë e kafshëve apo zogjve, si dhe për gjuajtjen e caqeve. Ekzistojnë lloje të ndryshme të saçmave, si psh: plumb, çelik, bismut, volfram-hekur, volfram. Saçmat e plumbit janë të ndaluara për gjueti pranë ujërave, sepse plumbi ndotë tokën, si dhe ujërat rrjedhëse dhe ato të “qeta” dhe mundë të shkaktoj helmimin e llojeve të ndryshme të kafshëve, si dhe tokën përreth. Për këtë arsye, para se të dilni në gjueti, duhet të kontrolloni rregulloret përkatëse, për llojin e saçmave që duhet të përdorni. Fisheku vjaskore përdoret për gjatimin e kafshëve të mëdha (ariu, derri i egër, etj).
3. Tapa
Vendoset në mes të barotit dhe predhave (saçmave), me qëllim të parandalimit të rrjedhjes së gazrave gjatë djegies së barotit. Tapa rëndom është prej letre apo plastike.
4. Baroti
Shtytës me energji të lartë, në sasi të caktuar (ngarkesë), i cili, kur nxitet, krijon shtypje të lartë brenda gëzhojës. Kjo shtypje, dërgon plumbin apo predhën, nëpër tytë deri tek goja (dalja) e tytës.
5. Kapsolla inicuese
Një përzierje shpërthyese, që përdoret për të nxitur ngarkesën e barotit.
SI SHKREPET FISHEKU SAÇMOR
Pushka saçmore e ka tytën e rrafshët (lëmuar), dmth, nuk ka vjaska. Kur shkrepet fisheku saçmor, të gjitha saçmat udhëtojnë nëpër tytë, e deri tek caku. Shkalla e rrumbullakësisë (sferitetit) të secilës saçme, përcakton si ato “fluturojnë”.
Gjithnjë së pari, krahasoni dhe përputhini të dhënat në vulën pushkës dhe të municionit
Sikur pushkët me vjaska, edhe pushkët saçmore kanë vulën e të dhënave në pushkët dhe municionin e tyre. Tek pushkët saçmore, vula zakonisht gjendet në anën e majtë ose të djathtë të tytës. Vula tregon madhësinë e saçmave (gauge – gejxh) dhe gjatësinë maksimale të fishekut, që mund të përdoren në atë armë. Madhësia e saçmave (gejxhat) dhe gjatësia e fishekut gjithashtu gjenden në fund të fishekut, si dhe në kutinë e paketimit.
KUFIZUESI I MAGAZINËS
Kufizuesi i magazinës zakonisht bëhet nga druri apo plastika dhe futet në magazinën gypore, me qëllim të kufizimit të numrit të fishekëve që mund të futen brenda. Ligji për Armën e përcakton se kapaciteti maksimal i pushkës saçmore mund të jetë deri në tre (3) fishekë (një në fole dhe dy në magazinë) gjatë gjuajtjes së shpezëve shtegtar dhe shpezëve ujor.
TYTA E LËMUAR (PA VJASKA)
Pushka saçmore e ka tytën e lëmuar, dmth pa vjaska. Derisa pushkët me vjaska mund të përdoren për largësi të vogla dhe të gjata, pushkët saçmore janë shumë të sakta në largësi të vogla.
